Thaçi flet për korrigjim por shikoni çfarë po bën Serbia në kufi
Pëlqej
Serbia është duke aneksuar pjesë strategjike të territorit të Kosovës, rrëzë kufirit. Po e bën këtë, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi po e proklamon dhe po e mbron me ngulm në Prishtinë idenë e “korrigjimit” të kufirit me fqinjin verior.

Autoritetet shtetërore kurrë nuk janë marrë me shqetësimin e banorëve që jetojnë në disa fshatra të Kamenicës afër kufirit, sikur ata të Karaçevës, Breznicës, Muhovës, Çarrit e të tjera, që nuk u lejohet qasje në pronat për të cilat kanë fletët poseduese të lëshuara nga autoritetet komunale në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Po kështu, as me problemin e natyrës së njëjtë të banorëve të fshatrave të Podujevës, si në Terrnavicë, Dumnicë, Peci e të tjera. Nuk e kanë problematizuar as humbjen e pikave strategjike të vëzhgimit, sikurse Majën e Pançiqit. Dhe, edhe tash refuzojnë të japin të dhëna për pjesët e territorit në të cilat prej vitesh i ka marrë nën kontroll Serbia.

Kosova ka një gjatësi kufiri prej 743.556 kilometrash. Më shumë se gjysma përbën mezhdën me Serbinë. Janë gjithsej 380.068 kilometra vijë ndarëse me shtetin që, dy dekada më parë, ka kryer krimet më të llahtarshme në Kosovë, përfshirë 13 mijë vrasje, 20 mijë përdhunime dhe shkatërrim masiv të pronave private e shoqërore. Ushtria dhe policia serbe u detyruan të tërhiqeshin, tek pasi iu nënshtruan për 78 ditë rresht bombardimeve të NATO-s.
Shtuar më 21/10/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori