Thaçi flet me krenari se ka udhëhequr UÇK-në
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndjehet shumë krenar që ka udhëhequr me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur është pyetur se a frikësohet nga Gjykata Speciale.

“Unë tash e tri dekada ballafaqohem me Serbinë. I am very proud (jam shumë krenar) që e kam udhëheq UÇK-në”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Politika duhet ta bëj punën e saj dhe të mos ndërnyjë në drejtësi – në anën tjetër vlerat e UÇK-së nuk mund t’i cenojë askush”, tha ai.

Thaçi ka thënë se nëse klasa politike kosovare nuk është unike sa i përket temës së liberalizimit të vizave, atëherë ky liberalizim mund të shtyhet deri më 2020.


Shtuar më 28/09/2018, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori