Thaçi fajëson Brukselin për vonesat në liberalizimin e vizave
Hashim Thaçi
Ngecjet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk janë teknike, janë kryekëput politike dhe se këto pengesa janë në Bruksel dhe ndërlidhen drejtpërdrejtë me mos-unitetin e vendeve të Bashkimit Evropian sa i përket statusit politik të Kosovës. Kështu është shprehur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryeministri Thaçi i cili e cilësoi si të padrejtë vonesën e Brukselit.


"Ne jemi trajtuar si qytetarë të rëndit të dytë dhe në ish-Jugosllavi dhe tash nuk dua të besoj dhe të bëj krahasime të tilla se diçka e tillë mund të ndodhë edhe nga Bashkimi Evropian. Ne jemi rreth 2 milion qytetarë, jemi njerëz që e njohim dhe e kuptojmë Evropën. Jemi evropianët më të rinj dhe padrejtësisht po vonohemi për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian. I kemi zbatuar në afatin rekord standardet dhe kriteret e nevojshme dhe do të punojmë edhe në rekomandimet e reja që kemi, por nuk ka qenë e arsyeshme dhe nuk është e justifikueshme që për Kosovën të ketë standardedyfishta në raport me vendet tjera që e kanë kaluar këtë proces apo që për vende të caktuara të ketë standardedyfishta." u shpreh Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2013, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori