Thaçi: Ekstremizmi fetar nuk ka vend në Kosovë
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka folur për ekstremizmin fetar, një çështje mjaft e nxehtë kohët e fundit.

Ai sqaroi se islami në Kosovë gjithnjë ka qenë modern dhe se radikalizmi nuk do të gjejë vend në atdheun tonë.

"Kosova është shtet i krijuar bazuar në vlerat civilizuese euroatlantike, pra lirive të pacenueshme individuale, respektim dhe investim në ruajtje të diversitetit dhe pakicave, të drejtave të njeriut, ekonomisë së lirë të tregut dhe sekularizmit. Megjithatë, jam i brengosur se disa individë po mundohen të keqpërdorin këtë drejtë për të imponuar predikime që nuk i takojnë vlerave tona të vërteta kombëtare dhe civilizuese. Këto insistime për mbizotërim të një interpretimi mbi të tjerët kanë krijuar tensione në shoqërinë tonë sidomos gjatë viteve të fundit. Mirëpo, më lejoni të them se Kosova kurrë nuk do të jetë tokë e plleshme për radikalët apo ekstremistët që tentojnë të na ndryshojnë synimet e qarta euroatlantike të shoqërisë, shtetit dhe kombit tonë", ka shkruar Thaçi.

Hashim Thaçi ka shtuar se urrejtja apo mosdurimi ndaj pakicave, si dhe tendencat për radikalizëm fetar dhe anti-semitizëm, do të kundërshtohen me forcën e ligjit.

Ai tha se institucionet e Kosovës do të mbesin besnike ndaj vlerave të vërteta demokratike dhe respektimit të Kushtetutës. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori