Thaçi: Edhe pse Spanja nuk na pranon ne përsëri e duam
Pëlqej
Presidenti Hashim Thaçi thotë se e kupton qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës megjithatë ai i kujton shtetit spanjoll se Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me Katalonjën.

Prishtina e kupton vendimin e Kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, për të mos u bërë pjesë e Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka thënë Presidenti Thaçi për euroactiv.com

“Natyrisht, në asnjë rrethanë nuk mund të tërhiqen paralele mes neve dhe Spanjës, sikurse që Kosova nuk është si Katalonja”, është shprehur Thaçi.

Duke folur për euroactiv.com, Thaçi ka thënë se Kosova ka ‘ndjenjë miqësore’ ndaj Spanjës.

“Ne e respektojmë traditën demokratike në shtetin e Spanjës dhe gjithashtu integritetin e saj territorial”, ka thënë Thaçi.


Shtuar më 18/05/2018, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori