Thaçi: Edhe Kosova do të ndihmojë për ta shkatërruar ISIS-in
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se edhe Kosova do të japë kontributin e saj për ta shkatërruar grupin radikal ISIS-in, i cili po vepron në Lindjen e Mesme.

“Presidenti Obama shpalosi planin per shkatërrimin e terroristëve të ISIS që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri. Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Kreu i qeverisë ka shtuar se Kosova po punon për parandalimin e shkuarjes së luftëtarëve kosovarë në luftëra jashtë shtetit, në drejtim të hapjes së vendeve të punës dhe po ndërmerr reforma në arsim. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori