Thaçi e Mustafa për sulmin në Barcelonë: Dënojmë ashpër këtë sulm, shprehim ngushellime
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka dënuar sulmin terrorist në Barcelonë, nga i cili kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë.

“Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë”, ka shkruar Thaçi, duke shtuar se “ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë”.

“Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm”, përfundohet në postimin e Thaçit.

Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, kryeministri Isa Mustafa ka dënuar sulmin terrorist në Barcelonë, duke shprehur ngushëllime për popullin spanjoll dhe të prekurit nga aktet e sotme.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast ka shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës.

“Kosova qëndron pranë popullit spanjoll dhe të prekurve nga aktet terroriste, në këto çaste të vështira”, ka shkruar kryeministri Mustafa.
Shtuar më 17/08/2017, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori