Thaçi e fton Bukoshin të kthehet në Qeveri
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Bujar Bukoshin që të kthehet në Qeveri për ta ushtruar detyrën e tij si zëvendëskryeministër.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim qeveritar.

Kryeministri e ka ftuar Bujar Bukoshin që ta vazhdojë punën si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ky burim.

Kryeministri Thaçi më 9 korrik të vitit të kaluar kishte liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshin, derisa organet e drejtësisë të kryenin misionin e tyre.

Bujar Bukoshi ka thënë për “Epokën e re” se është i gatshëm të vazhdojë të jap kontribut për shtetin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori