Thaçi e Daçiq takohen në Bruksel
Sot në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, ku do të diskutojnë për të gjitha temat që dy palët nuk kanë rënë në ujdi deri më tani.

Ata pritet të takohen në orën 20.00 dhe prezent në këtë darkë pune pritet që të jetë edhe ndërmjetësuesja e takimeve baronesha Catherine Ashton. Në takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi dhe koordinatori për bisedimet me Serbinë, Blerim Shala. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2013, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori