Thaçi e Daçiq sot pritet të nënshkruajnë marrëveshjen?
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, sot pritet të nënshkruajnë planin për zbatimin e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, bën të ditur KTV-ja.

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i ka treguar dje baroneshës Ashton se si dhe në çfarë afatesh kohore planifikon zbatimin e marrëveshjes ndërmjet palëve.

“Është diskutuar plani i implementimit të marrëveshjes së arritur. Ne pretendojmë që planin ta parafrojmë deri të premten, në kuptimin e asaj që të dy kryeministrat ta nënshkruajnë formalisht. Unë jam i bindur që pala kosovare do ta ketë prezantimin e plotë dhe do të jemi të gatshëm ta zbatojmë. Besojmë që të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe pala serbe, por që si duket, ka nevojë për presion edhe më shumë nga ana ndërkombëtare”, ka deklaruar zv. kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori