Thaçi e Daçiç takohen nesër në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç pritet të takohen nesër në Bruksel.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet tyre pas zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendës ministri i jashtëm, Petrit Selimi në rrjetin social Twitter. Pritet që bisedimet të fokusohen në zgjedhjet lokale, përkatësisht incidentet në veri të Mitrovicës. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2013, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori