Thaçi: Do rrisim me 25 % rrogat e mësuesve
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi, sot, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, mori pjesë në hapjen e shkollës së re profesionale në Shtime.

“Sot mora pjesë në hapjen e shkollës së re profesionale në Shtime, në shenjë të fillimit të vitit të ri shkollor 2014/15. Pasi i urova për shkollën e sapondërtuar dhe vitin e ri shkollor, i njoftova të pranishmit se pres që në ditët në vijim që të mblidhet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi ka shtuar se pasi të formohet qeveria e re, "menjëherë do të nisë aplikimi dhe i 'Misionit të Ri', e ku prej 1 janarit të vitit të ardhshëm arsimtarëve do t'iu rritet rroga me 25 %".

Hashim Thaçi tha se arsimi është prioritet për të dhe për projektin e "Misionit të Ri" për Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori