Thaçi: Do merrem unë me Vetëvendosjen
Takime dhe konsultime intensive në mes të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar dhe atyre vendor po zhvillohen një natë para protestës së nesme të Vetëvendosjes, njofton Portali Dukagjini.

Përderisa faktorët ndërkombëtar janë të zëshëm në kërkesën e tyre që të pamundësohet bllokimi i pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, Qeveria e Kosovës në anën tjetër e ka ngrit pakënaqësinë e vet për tolerimin që bashkësia ndërkombëtare po i bënë ekstremistëve serb në veri.

Kryeministri Hashim Thaçi ua ka bërë me dije përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se përderisa Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar që të përdorë të gjitha masat në mbrojtje të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit të mallrave në drejtim të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, e njëjta duhet të ndodhë edhe në veri të Kosovës.

Thaçi u ka thënë përfaqësuesve ndërkombëtarë se parimi i lëvizjes së lirë duhet të vlejë në të gjithë Kosovën dhe nëse bashkësia ndërkombëtare, e cila e ka përgjegjësinë primare në veri të Kosovës, nuk ndërmerr masa të duhura në veri të Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar të veprojë përsëri në veri të Kosovës, sepse status quoja nuk është me e pranueshme dhe e rrezikon stabilitetin e brendshëm në Kosovë.
Shtuar më 13/01/2012, ora 23:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori