Thaçi do ikë për pak ditë
Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani mendon se Hashim Thaçit i kanë ngelur edhe pak ditë që të ikë si kryeministër i vendit.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka kërkuar nga partnerët e koalicionit të përmbahen nga deklaratat që pasqyrojnë pozicione të ngushta.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga arritja e objektivit tonë të përbashkët për largimin e qeverisjes së deritashme”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, blloku ka përfshirë brenda saj disa parti politike që kanë vetëm një qëllim e që është ndryshimi i Kosovës dhe mirëqeverisja./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2014, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori