Thaçi: Dikujt në Prishtinë do t'i dhembë për vrasjen e Ivanoviçit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e mbajtur sot ka folur edhe për vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Thaçi ka thënë se në momentin kur do të zbardhet e vërteta mbi këtë vrasje, do të ketë “kokëdhimbje” edhe në Beograd, por edhe në Prishtinë.

“Shpresoj që institucionet e vendit janë duke punuar maksimalisht që të zbardhet e vërteta për njerëzit që kanë kryer krimin dhe ata që e kanë nxitur. Në rastin e zbardhjes së rastit do të ketë kokëdhimbje të madhe në Beograd, por edhe në Kosovë”, theksoi Thaçi.


Shtuar më 24/07/2018, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori