Thaçi: Diaspora të bëhet pjesë e jona
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë shtetit të regjistrohen për të krijuar regjistrin e diasporës dhe mërgatës.

"Të nderuar miq, diaspora Kosovare ka luajtur një rol thelbësor gjatë historisë sonë dhe ka dhënë kontribut të çmuar për mbijetesën e popullit, qëndresën ndaj okupatorit dhe në zhvillimin ekonomik. Unë besoj se kjo pjese vitale popullit tonë do të vazhdojë të luaj një rol kyç në të ardhmen e vendit e prandaj përkujdesja për diasporën ka qenë e do mbetet prioritet imi", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi ka shtuar se të dhënat e grumbulluara do të ndihmojnë qeverinë që të përmirsojë shërbimet e lehtësojë procedurat administrative që i nevojiten diasporës si dhe do të mundësojnë hartimin e politikave më efikase për përfshirjen më intensive të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit. /albeu.com/



Shtuar më 21/08/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori