Thaçi dhe Vuçiçi takohen gjatë me njëri-tjetrin
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç janë takuar përsëri sot në Shkup. Ata kanë shkuar për ceremoninë e marrjes së mandatit nga Presidenti i ri maqedonas, Stevo Pendarovski.

Aleksnader Vuçiç ka thënë për mediat serbe se ka biseduar gjatë me Thaçin në Shkup. Nuk ka treguar se çfarë temash kanë trajtuar në takimin e “gjatë”.

Në një njoftim të Presidencës, thuhet se Thaçi ka takuar Vucicin krahas takimeve që ka pasur me Ilir Meten e Shqipërisë dhe Rumani Radevin e Bullgarisë.

“Në të gjitha këto takime u theksua nevoja për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim ndërfqinjësor për të përshpejtuar integrimin e tërë rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, thuhet se Thaçi e ka ftuar Pandaovskin në vizitë në Kosovë.

Presidenti Thaçi pasi e ka uruar për detyrën e re presidentin Pendarovski, e ka ftuar atë që të punojnë së bashku për thellimin e bashkëpunimit rajonal.

“Presidentit të zgjedhur të Maqedonisë Veriore dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore ua uroj marrjen e detyrës së presidentit edhe formalisht. Mirëpres bashkëpunimin drejt integrimit euroatlantik të vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.

Takimi i fundit mes Thaçit e Vucicit ishte në Tiranë pas takimit në Samitin e Berlinit.

Mirëpo, ende s’kanë rinisur takimet për marrëveshjen finale pasi Serbia po refuzon të shkojë në Bruksel pa e hequr taksën pala kosovare.

Ramush Haradinaj e ka denoncuar edhe Thaçin dhe Edi Ramën se edhe këta dy i kanë bërë presion për të hequr taksën, e cila ishte vendosur në nëntor të vitit të kaluar, duke bllokuar mallrat serbe dhe boshnjake të hyjnë në Kosovë.
Shtuar më 12/05/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori