Thaçi dhe Vuçiç mund të takohen sërisht këtë javë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar për në New York, ku deri në 23 shtator, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Ivica Daçiq do të marrin pjesë në sesionin e 72-të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Atje kreu i shtetit serb pritet që të takohet me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Në punimet e Asamblesë së KB-së do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi./albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori