Thaçi dhe Pacolli përplasen për pushtet
Shumicës prej ambasadorëve">ambasadorëve të Kosovës u ka skaduar mandati dhe një reformim në shërbimin diplomatik po pritet të përmbyllet së shpejti.

Kjo meqë, presidenti Hashim Thaçi tashmë ka nxjerrë disa dekrete për tërheqje dhe emërime të ambasadorëve">ambasadorëve.

Por është ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli që assesi nuk po pajtohet me disa nga dekretet për tërheqjeambasadorëve">ambasadorëve të marra nga presidenti Thaçi.

Së fundi mosmarrëveshje këta të dy kanë pasur rreth ambasadorit në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Thaçi kishte nxjerrë dekret për tërheqjen e Durmishit nga Mali i Zi më 6 prill të këtij viti, megjithatë më 11 prill Pacoclli i kishte kërkuar presidentit përmes një shkrese që të tërheq dekretin e tij dhe ta lë në fuqi dekretin për emërimin e Durmishit si ambasador në Malin e Zi, për siç arsyetohet Pacolli “me qëllim të ruajtjes së balancit në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës”.

Mosmarrëveshje sipas një njoftimit nga MPJ, edhe zëvendësministri Besnik Hoti ka kundërshtuar emërimin e Edon Canës si ambasador në Bullgarri.
Shtuar më 07/06/2018, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori