Thaçi dhe Nikolic takohen në New York
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Baronesha Catherine Ashton ka paralajmëruar bisedime me udhëheqësit e Prishtinës dhe të Beogradit në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.


Zëdhënësja Maja Kocijancic tha se Shefja e saj do ta takojë Kryeministrin Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic. Ashton ka thënë se do t’i takojë Thaçin dhe Nikolicin, por nuk dihet nëse takimi do të jetë i përbashkët.

“Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton do të bisedojë me Presidentin e Serbisë dhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, në New York”, ka thënë Kocijancic.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, fillojnë më 18 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2012, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori