Thaçi dhe Jahjaga urojnë për Pashkë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë uruar të gjithë besimtarër ortodoksë për festën e Pashkëve Ortodokse

"Në Ditën e Pashkëve, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, Ju shpreh urimet e mia më të mira. Dëshiroj që ju të gjithë te jeni të lumtur e të gëzuar, me familjet dhe njerëzit e juaj më të dashur.

Le të kujdesimi në këtë ditë të madhe për gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tonë, le t’ju ndihmojmë dhe le t’i gëzojmë ata.

Në këtë festë të rëndësishme le të jemi së bashku dhe të punojmë për shtetin e Kosovës, shtetin e qytetarëve të barabartë në të gjitha fushat, shtetin që duhet ta zhvillojmë e përparojmë për të mirën e të gjithë neve dhe brezave që vijnë"- ka thënë Jahjaga.

Urimi i kryeministrit:

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’ju përgëzoj për Festën e Pashkëve Ortodokse, duke uruar paqe, lumturi dhe kremte të mbarë gjatë këtyre ditëve”, thuhet në urimin e kryeministrit Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2013, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori