Thaçi dëshiron të bëhet President!
Duket se është mërzitur në postin e kryeministrit të vendit dhe kërkon që të jetë i pari ndaj të gjithëve. Mesa duket synimi i kryeministrit Hashim thaçi është Presideti i ardhshëm i Kosovës. Kjo shpjegon deri diku përse PDK-ja këkon me këmbëngulje që presidenti të zgjidhet nga Kuvendi.

Njëri nga drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka thënë “Zërit” në kushte anonimiteti, se Thaçi po ka frikë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta, ngase e di se autoriteti i tij nuk shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa beson se me një marrëveshje me ndonjërën prej partive më të vogla mund të bëhet president.

“Nëse vendoset që presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga vota e qytetarit, atëherë kryeministri me gjasë nuk do të garojë, por do ta kandidojë ndonjërin prej anëtarëve të PDK-së. Ai nuk dëshiron që pas dy mandateve si kryeministër të digjet në zgjedhjet presidenciale”, ka thënë ai.

Edhe vetë shefi i qeverisë kosovare, Thaçi, kohë më parë ka paralajmëruar se më nuk ka interes që të bëhet kryeministër i vendit. Gjatë një interviste që ai e ka pasur në medie ka deklaruar se është e mjaftueshme për një kryeministër dy mandate. Ai ka thanë se tri mandate janë shumë, ndërkaq, një është shumë pak. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori