Thaçi del nga Gjykata e Hagës pas 6 orësh, intervistimi pritet të vijojë sërish nesër
Intervistimi i Thaçit sot ka zgjatur rreth 6 orë, ndërsa pas largimit nga objekti i Gjykatës Speciale, presidenti nuk është prononcuar fare para mediave.

Kjo ishte dita e tretë e intervistimit të Thaçit nga Prokurori Special i Gjykatës Speciale, ndërsa nuk dihet nëse do të vazhdojë edhe nesër.

Edhe sot një numër i qytetarëve janë mbledhur para Gjykatës në mbështetje të presidentit të vendit.
Shtuar më 15/07/2020, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori