Thaçi dekoron sot Senatorin McCain me "Urdhrin e Lirisë"
Senatori amerikan, John McCain, po vazhdon sot vizitën dy ditore në Kosovë.

Sipas agjendës së tij, ai pritet të takohet me presidentin Hashim Thaçi. Në fund të takimit, presidenti do ta nderojë senatorin amerikan me çmimin "Urdhri i Lirisë".

Kujtojmë se senatori John McCain, dje ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës ku ka folur për disa cështje. Ai gjithashtu është takuar me kryeparlamentarin Kadri Vesli dhe kryeministrin Isa Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori