Nesër do të ketë përsëri bisedime mes Serbisë dhe Kosovës. Të dy kryeministrat do të takohen sërish në
Bruksel për t,u përpjekur të arrijnë një marrëveshje për veriun e Kosovës.
Takim mes Kosovës dhe Serbisë në
Bruksel e ka konfirmuar edhe Zyra e kryeministrit të Kosovës.
“
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe anëtarët tjerë të Delegacionit të Kosovës në dialogun ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas kërkesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, janë kthyer nga Aeroporti i Lubjanës për në
Bruksel për të vazhduar takimet në kuadër të dialogut”, thuhet në një komunikatë të Kryeministrisë.
Delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga
kryeministri Thaçi do të vazhdojë angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe të proceseve integruese për të gjitha shtetet e rajonit, përfundon komunikata. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 16:16