Kosova e Serbia kanë të tjera sfida përprara
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic kanë shërnguar sërish sot duart në forumin "European Forum 2013" që zhvillohet në Wachau’t të Austrisë.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger e ka cilësuar këtë akt si akt historike mes kryeministrave.
Në fjalën e tij në këtë forum, kryeministri Thaçi bëri një panoramë të ecurisë së zhvillimeve që Kosova ka pasur gjatë këtyre viteve dhe arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

"Mendoj se në Europë ekziston një momentum pozitiv për të tejkaluar edhe pak kriza, apo më mirë t'i quaj sfida të mbetura, me qëllim që më në fund, të gjithë së bashku të përmbyllim kornizën apo platformën e Evropës së re, e cila duhet të jetë një Evropë e bashkuar, e integruar, e zhvilluar ekonomikisht me rol vendimtar në arenën botërore.
Sot së bashku me homologun tim nga Serbia, kryeministrin Ivica Daçiq, do të ndajmë më Ju, një përvojë të jashtëzakonshme, e cila është krejt e freskët, një përvojë se si popujt që kanë qenë në konflikt për një shekull të tërë, mund t'i lënë prapa përjetimet e hidhura të konfliktit, dhe të ndërtojnë paqe, të ndërtojnë raporte normale, dhe të sigurohen që më kurrë të mos lënë mundësinë për luftëra të përgjakshme" u shpreh Thaci.

Me tej kryeminisri i Kosoves foli edhe per marreveshjen duke u shprehur se Serbia e akcepton Kosovën si të tillë, ia njeh ligjet, kushtetutën, nuk ia cenon sovranitetin dhe tërhiqet krejtësisht nga mbajtja dhe financimi i strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë.

Sipas tij Serbia, po ashtu, zotohet, sipas Marrëveshjes se nuk do ta bllokojë Kosovën në integrime europiane.

"Ndërsa Kosova premton se do të garantojë fuqishëm implementimin e Marrëveshjes së Brukselit në tërë territorin, duke dhënë garanca dhe instrumente shtesë, konform kushtetutës sonë, për serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Kemi siguruar se serbët në veri mund t'i lidhin komunat në një asociacion që do merret me çështje të vetëqeverisjes në nivelin lokal por edhe si një mekanizëm i rëndësishëm i serbëve të Kosovës, ku do të mund të adresohen çështjet dhe brengat e tyre." u shporeh me tej Thaci.

Për Thaçin, inercioni i sistemit të vjetër dhe koncepteve të vjetra në Serbi, elementet radikale ne veri që mundohen të bëjnë shantazhe dhe disa probleme të tjera mund të jenë disa nga sfidat qe paraqitet perpara. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2013, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori