Thaçi bisedon për dialogun me Johannes Hahn
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Qendrën e Kulturës në Sofje, ku është duke u mbajtur Samitit i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi ka takuar Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq ka filluar edhe sesioni i parë i këtij samitit. Ky Samit po konsiderohet historik për shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe perspektiven e tyre evropiane.


Shtuar më 17/05/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori