Presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi dje është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike
Pompeu.
Pas këtij takimi,
Pompeu kërkoi që Kosova të heq tarifën 100% për produktet serbe.
Thaçi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së Zërit të Amerikës, nëse e shihte vendimin për tarifat si një qëndrim
kundër bisedimeve me Serbinë apo
kundër ideve të tij për korrigjimin e kufirit si rrugë e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, por e vuri theksin tek nevoja e zgjidhjes së problemeve me Serbinë.
“Mendoj se vetë krijimi i rrethanave të reja dhe në Kosovë dhe në Serbi dhe në rajon, por edhe në botë - sepse bota ka ndryshuar, Evropa po ndryshon, rajoni ynë është në udhëkryq - shtojnë domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”, shtoi ai.
Ai tha se Kosova duhet “ta heqë qafe një herë e për gjithmonë çështjen e Serbisë dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik, në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mos humbim kohë ne tash e tri dekada, vetëm me Serbinë, Serbinë, Serbinë”.
Shtuar më 27/11/2018,
ora 09:25