Thaçi: BE-ja të vlerësojë kontributin e Kosovës për paqe në rajon
Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga samiti i Bërnës në Slloveni ka thënë se Kosova ka bërë përparim të madh gjatë viteve të saj të pavarësisë, duke theksuar se, vonesat e Bashkimit Evropian, dhe disa shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve, mund të rrezikojnë këtë progres.

"Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, e normalizimit dhe e fqinjësisë së mirë, prandaj presim që kontributi ynë të vlerësohet konform punës që bëjmë në paqe-bërjen rajonale".

Ministri Thaçi është pjesë e samitin njëditor të Bërdos, bashkë me Komisionerin për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, po diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit dhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori