“Zgjidhni të duhurin”, pra Oriola tregoi publikisht çfarë i pëlqen te Grezda (FOTO LAJM)

Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të shoëbizit që kur lidhja e tyre u zbulua nga mediat. Së fundmi ishte vetë Erosi që e konfirmoi lidhjen, kur në një prononcim për “Top Channel”, tregoi se tortën e ditëlindjes ja kishte përgatitur e dashura.

Nga ana tjetër, Oriola tregohet shumë aktive në rrjete sociale dhe me postimin e fundit në Instagram, sapo na zbuloi se çfarë i ka pëlqyer më shumë tek Erosi.

Në foto shfaqen ish-presidenti i SHBA Barack Obama dhe presidenti aktual Donald Trump. Obama respekton bashkëshorten e tij duke e lënë poshtë çadrës, ndërsa vetë laget në shi. Ndërkohë Trump shfaqet duke e mbajtur çadrën për vete.

“Zgjidhni të duhurin vajza. Ka dy tipa meshkujsh”, shkruan Oriola duke treguar kështu se xhentilesa e Erosit e ka bërë për vete.


Shtuar 23.04.2020 10:28