Messi apo Ronaldo? Di Maria zgjedh më të mirin

Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria, ka deklaruar se Lionel Messi është futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Di Maria luajti me Cristiano Ronaldon (Real Madrid), Wayne Rooneyn (Man Utd), Zlatan Ibrahimovic (PSG) dhe Messin në kombëtare. Nga të gjithë këta, Leo i ka lënë mbresa më së shumti 31-vjeçarit.

‘’Ishte një ëndërr të luash me Rooney, Zlatan, Ronaldo dhe Messi. Këta ishin lojtarët e mi në Playstation dhe nuk e imagjinoja se do të luaja përkrah tyre’, ka deklaruar Di Maria.

Kur u pyet se cili ishte më i miri sipas tij, lojtari u përgjigj: ‘’Messi është më i miri, Ronaldo është një përbindësh, Neymar është një kënaqësi e futbollit, ai është brazilian dhe gjithçka që ai bën, e bën për t’u kënaqur’’

Di Maria momentalisht është pjesë e PSG-së e cila drejtohet nga Thomas Tuchel.


Shtuar 31.01.2020 14:32