Thaçi: Aleanca e Kosovës me SHBA-të është e paprekshme
Nuk ëështë aspak e rëndësishme se kush e ka pushtetin në duar në SHBA pasi aleanca strategjike dhe miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA'në, qëndron dhe mbetet e fortë, ka thënë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë, ka theksuar Thaçi, e dëshmon nënshkrimi i marrëveshjes për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)

“49 milionë dollarë nuk zgjidhim problemet e Kosovës, por puna e përbashkët do të mundësojë krijimin e një klime pozitive dhe hapave konkret që rrit besimin e investitorëve tjerë”, ka thënë presidenti kosovar, gjatë një kokteji të mbajtur, për të kremtuar marrëveshjen për programin prej të cilit Kosova ka përfituar 49 milionë dollarë.
Shtuar më 16/10/2017, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori