Thaçi: 82,000 punëtorë përfitojnë nga rritja e pagave
Javën e kaluar ministri i Financave ishte ngarkuar që të përgatiste vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e punëtorëve, por ai vendim ende nuk është finalizuar.

Kreu i Qeverisë, Hashim Thaçi tha se vendimi është në finalizim e sipër dhe se rritja e pagave do të përfshijë 82 mijë punëtorë të të gjitha kategorive.

“Kjo rritje do të përfshijë infermierët, mjekët, policët, profesorët universitarë, mësuesit, zjarrfikësit, punëtorët e administratës, shërbyesit civilë, gardianët, prokurorët, gjykatësit, doganierët, inspektorët tatimor, të gjithë pjesëtarët e FSK-së, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, veteranët, minatorët, gjithashtu edhe pensionistët kontributdhënës”, u shpreh Thaçi.

Rritja e pagve sipas kryeministrit Thaçi nuk do të përfundojnë me kaq, por do të përfshihen edhe kategori të tjera.

“Kjo rritje do t’i përfshijë edhe institutet shkencore, duke përfshirë edhe Institutin Albanologjik, edhe Institutin e Historisë. Pra të gjitha kategoritë. Vendimi pritet të merret nesër, më së largu të hënën”, u shpreh Thaçi.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për t’i rekomanduar presidentes se Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes për kredi eksportuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit bank Austria, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit të edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”. Kjo kredi ka vlerën 4.5 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori