Thaçi: 28 Nëntori na bën krenarë me të kaluarën tonë
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Favebook zëvendës-kryeministri Hashim Thaçi, ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve.

Në postimin e tij ai ka theksuar se festa e flamurit na bën krenarë me të kaluarën tonë, duhet të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.

"Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është ngjarje e madhe kombëtare, që festohet me krenari nga shqiptarët kudo që jetojnë. Bashkëkombësve tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ua shpreh urimet më të thella dhe më të sinqerta me besimin se kjo festë e flamurit, që na bën të jemi krenarë me të kaluarën tonë, do të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik. Kjo datë na kujton datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka shkruar Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori