Kryetari i PDK-së,
Hashim Thaçi ka premtuar se nëse qytetarët do ti besojnë sërish kësaj partie, do të hapen 20 mijë vende
pune vetëm në turizëm.
Kështu u shpreh Thaçi nga Juniku, duke thënë se sektori i turizmit do të marrë një hov të vrullshëm gjatë mandatit të ardhshëm.
Sipas tij
fondi i Punësimit do ta ketë prioritet turizmin duke financuar sipërmarrësit kosovarë për të hapur sa më shumë hotele, fshatra turistike, restorante, punishte artizanati, dyqane suvenirësh e komplekse zbavitjeje.
Ai tha se të gjitha këto do të mundësohen nga "
Fondi për Punësim", projkt që parasheh PDK-ja.
Në fund,
Hashim Thaçi premtoi infrastrukturë moderne dhe lidhje ajrore mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Shtuar më 04/06/2014,
ora 16:06