Thaçi kërkon rezolutë nga Kuvendi për genocidin serb në Kosovë
Presidenti i Kosovës">Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që me urgjencë, Kuvendi i Kosovës">Kosovës ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Kjo kërkese e presidentit Thaçi erdhi vetëm një ditë pasi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi –Goodman, ndau rrëfimin e saj rrënqethës para Kongresit Amerikan në lidhje me keqtrajtimet që iu bënë nga policët serbë.

”Dua të falënderoj mikun e madh të Kosovës">Kosovës të shqipëtarëve kongresistin Eliot Engel që bëri çdo gjë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës">Kosovës”.

”Pa Eliot Engel do të ishte i pamundur edhe rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman”.

”Sot kërkoj nga Institucionet e Republikës së Kosovës">Kosovës, urgjentisht, që Kuvendi i Republikës së Kosovës">Kosovës të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë dhe gjenodicin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë”.
Shtuar më 01/05/2019, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori