E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Tezja jep detaje të tmerrshme për të moshuarën vrasëse
I është dhënë lamtumira e fundit Iljas Mahmutit, 7-vjeçarit">7-vjeçarit i cili u vra të enjten në Basel të Zvicrës, nga një grua 75-vjeçare">75-vjeçare.

Shumë familjarë, miq e të afërm të viktimës, morën pjesë në varrimin e 7-vjeçarit">7-vjeçarit në Gjilan.

Të pikëlluar e të tronditur me rastin, familjarët e viktimës shpresojnë “në zbardhjen e rastit nga autoritetet zvicerane”.

Tezja e viktimës, e cila nuk deshi të flasë para kamerës, tha se nuk ishte hera e parë që autorja e vrasjes të ketë dalë në rrugë me armë të ftohta.

Sipas saj, e dyshuara 75-vjeçare">75-vjeçare kishte probleme mendore, por autoritetet në Zvicër nuk e llogarisnin rrezik për dikë.

Nëna e viktimës nuk arriti ta thotë asnjë fjalë, derisa me lot vendosi kurora për të birin.

Ndërkohë, të shtunën, në rrugët e Bazelit, për rastin e vrasjes7-vjeçarit">7-vjeçarit, u mbajt marsh solidarizues deri te vendi i krimit në rrugën “Galler Ring”.

Iljas Mahmuti, me prejardhje nga Lipjani, u vra në mënyrë mizore, të enjten në Bazel, nga një 75-vjeçare">75-vjeçare, e cila goditi viktimën disa herë me thikë në qafë, derisa ai po kthehej nga shkolla. Fëmija ishte gjetur i gjallë nga mësuesit e shkollës, por kishte vdekur në spital nga hemorragjia.
Shtuar më 24/03/2019, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori