Teuta Rugova: Nuk e tradhëtoj LDK-në
Pëlqej
Vajza e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Teuta ka thënë se ajo ka qenë, ështe dhe do të mbetet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Teuta i është kundërpërgjigjur kështu një shkrimi, i cili pretendonte se ajo ishte joshur dhe mund të shkonte nga partia e Thaçit.

"Ende vazhdoj të pranoj shumë mesazhe nga përkrahës dhe aktivistë të indinjuar me një artikull të pavertetë në një portal për shitjen e votës sime. Kjo është një javë shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe nuk kemi kohë për trillime të tilla. Është një shpifje shumë e ulet që nuk i'a vlen të komentohet por kam obligim moral të perseris për të gjithë votuesit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës se qendrimi im është e do të mbetet i palëkundur dhe as që duhet të vihet në dyshim ndonjëherë per LIDHJEN DEMOKRATIKE TE KOSOVES.", ka shkruar Teuta Rugova./albeu.com/



Shtuar më 08/09/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori