Tetë vjeçari, gjendet i pa jetë
Trupi i një fëmije tetë vjeçar është gjendur i pa jetë në fshatin Brezna të Dragashit. Sipas policisë së Kosovës, vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMKF.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për Indeksonline se trupi i tetë vjeçarit është gjetur në rrugë pa shenja jete, pasi mendohet të ketë kërcyer murin.

Trupi i pajetë i tetë vjeçarit është gjetur në rrugë, sipas disa dëshmitarëve fëmiu ka kërcyer prej një muri. Mjeku ka konstatu se nuk ka shenja dhune. Prokuroria nuk e ka pa të nevojshme me e dërgu trupin për autopsi”, ka thënë Haziri. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori