Testi bërthamor, MPJ dënon provokimet e Koresë së Veriut
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në lindje të largët, pas testit të tretë bërthamor të kryer nga Koreja e Veriut. Në një deklaratë për mediat, ministri Hoxhaj shprehet se veprime të tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve, rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Ministria e Jashtme e Kosovës i bashkohet botës demokratike kundër këtyre përpjekjeve provokuese dhe të rrezikshme për rajonin e atjeshëm dhe më gjerë. Ky akt, në vazhdën e provokimeve të mëhershme nga ky shtet, rrezikon stabilitetin regjional dhe shkel të gjitha obligimet e Koresë së Veriut para bashkësisë ndërkombëtare. Veprime të tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve, rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare si dhe janë në dëm të vet popullit të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e ministrit Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2013, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori