"Terrorizmi" nuk e mbledh Këshillin e Sigurisë
Pëlqej
Këshilli i Sigurimit të Kosovës nuk është mbledhur, paçka faktit se u arrestuan 40 persona të dyshuar për terrorizëm, si bashkëpunëtor të mundshëm të organizatave kriminale ISIS dhe Al Nusra.

Ky organ i cili në bazë të ligjit do të duhej të mblidhej çdo tre muaj, ka kohë që nuk po jep shenja funksionimi, raporton Tribuna.

Këshilli i Sigurisë, udhëhiqet nga kryeministri, kurse përbrenda ka të gjitha organet dhe funksionet kryesore që përkuj desen për sigurinë, rendin dhe ligjin në vend. Megjithatë, ngjashëm me pasivitetin që ka përfshirë të gjitha institucionet qendrore, të cilat po presin konstituimin e organeve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit, edhe Këshilli i Sigurisë duket jofunksional dhe i paaftë të luajë rolin e vet ligjor e kushtetues./albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori