E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Terroristi i Zelandës kishte vizituar Kosovën në 2016
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, i cili aktualisht shërben si shef ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka thënë se sulmuesi i armatosur në Zelandën e Re i ka vizituar disa shtete ballkanike në vitin 2016">2016, përfshirë edhe Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Selimi ka thënë se lidhja e sulmuesit të dyshuar me Ballkanin dhe frymëzimi që ka marrë nga ky rajon për të kryer sulme nuk kanë qenë thjesht një koleksion i kujtimeve.


Sipas tij, prokurorët kanë konfirmuar se sulmuesi e kishte vizituar, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Turqinë gjatë vitit 2016">2016.

Përndryshe, në veturën e sulmuesit dëgjohet një këngë nacionaliste serbe, e cila ishte publikuar në vitin 1995, në kohën kur tensionet ndëretnike në Bosnjë ishin në nivel të lartë. Besohet se kjo këngë titullohet “Karaxhiq, udhëhiqi serbët e tu”.
Shtuar më 16/03/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori