"Terroristët" serbë në Ukrainë marrin nga 10 mijë euro në muaj
Pëlqej
Mediat vendore në Serbi, por edhe ata ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj, faktit që në Ukrainë po luftojnë në krah të separatistëve rusë edhe shumë serbë.

Në lindje të Ukrainës aktualisht po lufton një grup luftëtarësh serbë, gati 30 persona, të cilët madje paguhen me shuma të majme, deri ne 10 mije euro ne muaj.

Siç raportohet nga agjencia serbe e sigurisë BIA, në Serbi nuk ka qendra për rekrutimin e mercenarëve, kështu që vlerësohet se këta qytetarë kanë shkuar në Ukrainë nëpërmjet Polonisë ose drejtpërdrejtë prej Moskës.

Këta 30 serbë janë një ushtri e organizuar mirfilli dhe profesionale dhe janë trajnuar në menaxhimin e armëve. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori