"Terroristët" e Kosovës sot para gjykatës
Pëlqej
Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të japë sot vendimin për 40 të arrestuarit që dyshohen për terrorizëm.

Prokurori special Blerim Isufaj, ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për të gjithë të arrestuarit.

Ndërsa, sipas Besnik Berishës, avokati i Hadi Nurës, njërit prej të arrestuarve, prokurori nuk ka ofruar ndonjë provë të fortë se të dyshuarit kanë kryer veprat e përmendura penale.

"Nuk është provuar me asnjë provë se të arrestuarit i kanë kryer veprat të cilat përshkruhen në aktvendim dhe në kërkesë të prokurorit. Në 22 faqe për fillimin e hetimeve janë vetëm shtatë faqe. Deri të martën askush nuk ka sjellë asnjë provë, të paktën as nuk është përshkruar lista e provave që prokuroria posedon", tha Berisha.

40 personat janë nën arrest, por ndaj tyre ende nuk është caktuar masa e sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori