Tërnava: Nuk lejojmë njeri ta shkatërrojë Kosovën
Pëlqej
Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava është shprehur se në Kosovë do të mbizotërojë toleranca fetare dhe se askush nuk do të mundet ta shkatërrojë të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se BIK e mbështet operacionin e fundit policor, i cili siguron ardhmërinë e vendit dhe sigurinë e shtetit.

"Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e përkrah çdo aksion që vjen nga institucionet tona. Çdo aksion, i cili ka të bëjë me sigurinë e vendit, me ardhmërinë, prosperitetin dhe me çuarjen përpara të të gjitha proceseve të vendit tonë. BIK ka përkrahur këto aksione, por pa dashur të paragjykojë nëse të arrestuarit janë fajtorë, sepse kjo është punë e organeve të shtetit", tha Tërnava për DW.

Naim Tërnava shpjegoi në fund se në Kosovë ka një bashkëjetesë fetare dhe se BIK ka bërë e do bëjë çështë e mundur ta ruajë këtë bashkëjetesë. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori