Tërnava apelon: Mos bëni gabim të shkoni në Siri dhe në Irak
Pëlqej
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka apeluar edhe njëherë që qytetarët e Kosovës të mos bëjnë gabim të shkojnë në luftën që zhvillohet në Siri apo në Irak.

“Shkuarja në luftra në Siri dhe Irak e qytetarëve të Kosovës është e papranueshme , prandaj ne i lusim qytetarët që të mos shkojnë në luftë, pasi atje po bëhet një luftë vëllavrasëse e pakuptimitë që s’ka lidhje me fenë”, tha Tërnava.

Ai ka shtuar se edhe shteti duhet të ndalojë personat që duan të përfshihen në luftëra që zhvillohen jashtë vendit.

Këto fjalë Tërnava i tha gjatë një bashkëbisedimi që kishte me nënkryetarin e Skënderajt, Fadil Nurën./albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori