Lojtarët nuk respektuan distancimin social në festimin e golave, vjen vendimi nga DFL

Bundesliga dhe Bundesliga 2 sot kanë zhvilluar ndeshjet e para pas mbylljes së Covid-19, duke dhuruar emocione për futbolldashësit, edhe pse të tillë nuk kishte të pranishëm në stadium.

Protokolli u respektua maksimalisht, madje në fitoren e Dortmund 4:0 as lojtarët nuk festuan së bashku.

Por, kështu nuk ndodhi në të gjitha ndeshjet. Hertha Berlin është një nga rastët ku lojtarët festuan së bashku.

Raportime nga Ronan Murphy i ‘Goal’ bëjnë të ditur se DFL ka marrë vendim që skuadrat të mos dënohen.

Dënim nuk do të ketë për asnjë skuadër që nuk respekton distancën sociale gjatë festimit të golave.

Mbetet të shihet nëse ndërkohë do të bëhet edhe ndonjë lëshim tjetër, sa i përket protokollit që duhet ndjekur.


Shtuar 16.05.2020 17:48