Tërhiqet Vuçiç, nuk garanton se në prill do ta prezantojë zgjidhjen për Kosovën
Pëlqej
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk po mund ta mbajë një premtim që e ka dhënë tash e sa kohë. Ai tash nuk po siguron se deri në muajin prill do ta prezantojë ndonjë zgjidhje për Kosovën.

Kjo pasi sipas tij, diskutimet janë shumë të vështira.

Vuçiq në një konferencë me kryeministrin e krahinës gjermane të Baden Virtenbergut Winfried Kretschmannt, tha se zgjidhjen do ta bëjë për ta forcuar Serbinë.

“Ende nuk ka një propozim për zgjidhjen me Kosovën. Nuk e di se kur mund të ketë”, tha Vuçiç.

Ai ka parlajmëruar edhe mbajtjen e një referendumi.

“Nëse me të vërtetë dëshironi zgjidhje, atëherë së pari duhet të ketë referendum në vendin tuaj. Zgjidhja duhet të kënaq popullin serbë”, tha ai.

Vuçiç shpesh kishte premtuar se në muajin prill vetëm do ta ketë një propozim për Kosovën. Për këtë duket se tashmë i ka rënë pishman. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori