Tërbim në mediat serbe pas ushtrisë: Kosova u pushtua! Tanke dhe helikopterë në lëvizje

Pëlqej
Mediat serbe kanë lajm të parë tani votimin në Kuvend për ngritjen e Ushtrisë së Kosovës duke e quajtur këtë çuditërisht një "pushtim" të Kosovës, raporton Albeu.com.

"Blic" shkruan se Kosova u pushtua me ngritjen e ushtrisë së saj me ndihmën e SHBA-ve duke dhënë detaje mbi votimin.

"Katër blinda kanë bllokuar rrugën për të shkuar në jug të Mitrovicës, ndërkohë që helikopterë të NATO-s fluturojnë pa pushim mbi Prishtinë", shkruan Blic.

Ndërkohë, "Kurir" ka gjithashtu lajm të parë votimin e ushtrisë së Kosovës duke shkruajtur se në sallë gjenden edhe deputetë serb.

"Alo" është edhe më në ekstrem duke thënë se ushtria e Serbisë po pret urdhrin për të ndërhyrë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori