Tentojnë të hapin kanal, gjejnë armë
Nj sasi armësh dhe municionesh janë gjetur në fshatin Rubovc të Kamenicës teksa pronarët e një trulli po gërmonin për të hapur një kanal. Sipas banorëve toka i përkiste një serbi të Kosovës ndërsa municioni i gjetur është marrë nga policia.

Llogaritet se në Kosovë, numri i armëve ilegale në duart e qytetarëve është shumë i lartë. Kanë nisur të hapin një themel për të zgjeruar rrugën, por për një moment, luga e ekskavatorit, në vend të betonit e dheut, ka nxjerrë armatim.

Sipas Express pronarët e rinj të atij vendi që e kishin blerë nga një serb, kishin gjetur kallashnikovë, revole, fishekë e lloje të ndryshme të armatimit. /albeu.com/

Shtuar më 05/04/2012, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori